ANG&Partners është themeluar në vitin 2008 në Prishtinë. Përvoja dhe eksperienca gjithpërfshirëse e pronarit për më shumë se 30 vite në politikat fiskale dhe çështje financiare ofron bazën për shërbimet e ofruara nga kompania jonë. Ne gëzojmë sukses të përbashkët me klientët tanë bazuar në marëdhënie afatgjata dhe mirëbesim. Ofrimi i rezultateve konkrete që i mundëson klientit të shoh përfitimet nga marrja e shërbimeve është synimi ynë. Gjithashtu, dëshirojmë të krijojmë një kulturë biznesore ku marrja e vendimeve bëhet duke u bazuar në raporte reale financiare, në mënyrë qe bizneset tuaja te krijojnë një bazë të fortë për zhvillimin e tyre.
Ofrimi i shërbimeve profesionale që vazhdimisht i tejkalon pritjet e klientëve dhe njerëzve tanë.
Qëllimi ynë parësorë është të ofrojmë shërbime financiare të kualitetit të lartë, si në dukje ashtu edhe në përmbajtje. Do të vazhdojmë të njihemi si kompani ku vëmendja individuale ndaj kërkesave të klientit është parakusht. Dëshirojmë të punësojmë njerëz që janë të kënaqur dhe i kalojnë pritshmëritë e klientit. Ne duam një kulturë të rritjes, përfitimit dhe entuziazmit në të gjithë kompaninë.
Të kesh numrat është një gjë, interpretimi i tyre eshte krejtësisht tjetër.
 
Ҫdo transaksion biznesor ndikohet nga tatimet andaj ne do të ju ndihmojmë në menaxhimin më të mirë të tyre.
Shtimi i vlerës gjatë procesit të auditimit është ҫelësi për ofrimin e shërbimit i cili është i nevojshëm tek klientët.
ANG&Partners ofron këshila përkrahëse dhe të vlefshme që ju ndihmojnë të rritni biznesin dhe arritni ambiciet tuaja.
Sigurimi i klientëve me shërbime dhe informacione cilësore të cilat ndihmojnë ata të marrin vendime të mençura dhe të sigurta është synimi ynë kryesorë. Fokusimi në ofrimin e zgjidhjeve më të qëndrueshme që nevoiten në zhvillimin afatgjatë të kompanisë reflekton suksesin tonë të deritanishëm me bizneset vendore dhe ndërkombëtare. Si një kompani e specializuar për shërbime në kontabilitet, tatime, auditim dhe konsulencë financiare cilësia dhe qasja reale ndaj çështjeve financiare ështe ajo që e karakterizon ANG & Partners.
Profesionalistët tanë financiar dhe tatimorë janë me eksperiencë në dhënien e këshillave tatimore në të gjitha aspektet e tatimeve vendore/ndërkombëtare duke përfshirë planifikimin tatimor, çmimet transfere, riorganizimin e grupeve, konsolidimin e sistemit tatimor për klientët sipas aktiviteteve të ndryshme të biznesit. Në kompaninë tonë synojmë të jemi aty ku klientët tanë kanë nevojë për ne, duke qenë të qasshëm gjithmonë ne posedojmë ekipin e profesionistëve që kujdesen për nevojat e klientit. Ndër vite kemi qenë të priviliegjuar të punojmë me klientë në industri të ndryshme te shërbimeve profesionale si në ndërtimtari, teknologji informative, energji, OJQ, etj.
+383 (49) 496 633; +383 (49) 111 313
info@angpartners-ks.com
Rr. Eqrem Cabej, Lamela 4-Hyrja 6, Kati II, Nr.4, 10000 Prishtinë