Shërbimet
Kontabilitet
Duke filluar nga krijimi i një plani kontabël, regjistrimi i transaksioneve dhe deri tek përpilimi i pasqyrave financiare ANG&Partners ofron të gjitha mundësitë e menaxhimit të kontabilitetit të çdo lloj veprimtarie. Shërbime të veçanta të kontabilitetit mund të kryhen për klientë me nevoja specifike te raportimit financiar.
Gjithashtu, në mënyrë që ofrimi i shërbimeve të bëhet në kohë, të ofrohen raporte të besueshme dhe të sakta ne përdorim programin aplikativ të dedikuar për shërbime kontabiliteti, për ato kompani që nuk e posedojnë.
Përvoja e punës tonë në këtë lëmi dhe procesi që ndjekim siguron që transkasionet të kryhen saktë dhe në kohë. Për më tepër, analizimi i informacioneve dhe dokumenteve burimore i shton vlerë punës tonë dhe ndihmon që gabimet të parandalohen.
Shërbimet në të cilat jemi të specializuar, por jo të kufizuar me to, janë:
Tatime
Shërbimet tona ne fushën e tatimeve ndihmojnë që veprimaria e klientëve tanë të jetë në pajtim me ligjet tatimore në fuqi, dhe të veproj në kuadër te kornizave ligjore. Duke shërbyer si palë ndërlidhëse në mes klientit dhe Administratës Tatimore ne sigurojmë një raport të shëndoshë mes tyre. Gjithashtu ofrimi i informacioneve dhe dokumenteve kontabël në kohë të duhur dhe në përputhje me ligjet vendore dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar i mundëson klientit të ketë rrugë të sigurtë gjatë zhvillimit të biznesit të tyre.
Shërbimet tatimore përfshijnë:
Auditim
Derisa shumë rregulla të të bërit biznes kanë ndryshuar, ato themeloret qëndrojnë ende. Arritja e pritshmërive të investitorëve fillon me kompletimin, saktësinë, dhe paraqitjen e drejtë të informacioneve në pasqyrat financiare dhe shpalosje. Prandaj, përmes procesit te auditimit ne synojmë që të ju ndihmojmë në përmirësimin e procedurave të kontrollit të brendshëm, vlerësimin e rreziqeve dhe raportimit financiar duke qenë në përputhshmëri me standardet rregullative dhe praktikat më të mira të raportimit financiar.
Shërbimet e auditimit të ofruara nga ne përfshijnë:
Konsulencë
Eksperienca shumëvjeçare në fushën e konsulencës financiare ka bërë që ANG&Partners të fitoj besimin e shumë klientëve dhe të aftësohet më shumë në dhënien e këshillave optimale për përmirësimin e performancës financiare të kompanive.
Në këtë fushë ne ju ndihmojmë ndërmarrjeve që në cikle të ndryshme të biznesit të tyre të ndërmarrin vendimet më të duhura të mundshme. Duke pasur parasysh vizionin e ndërmarrjes, ne vlerësojmë aspektet në të cilat duhet të veprohet dhe pastaj bëjmë planifikimet strategjike dhe reale.
Shërbimet tona në fushën e konsulencës përfshijnë: